Berisha: Unë i them nga këtu çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim

Berisha: Unë i them nga këtu çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim

Nga Durrësi, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar banditët e aktivizuar nga Edi Rama  për të blerë, mbledhur vota dhe për të ushtruar presion ndaj qytetarëve. Gjatë fjalë së mbajtur në takimin e prezantimit të kandidatëve për deputet të PD-ASHM, Berisha deklaroi: ‘Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim’. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë kurrë e tillë nëse ne flemë mbi vuajtjen, mbi dhimbjen, mbi lëndimin. Por përsëri Shqipëria Madhështore nuk është një projekt në qoftë se ne nuk garantojmë një ekonomi të fortë. Prodhim, prodhim dhe vetëm...