Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balluku u mor e pandehur nga SPAK, Peleshi rrëzon kërkesën e opozitës për interpelancë urgjente
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë urgjente me zv.kryeministren, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë. Kryeparlamentari u shpreh se çështja ndaj Belinda Ballukut, e cila mungon në Kuvend, është nën hetim nga SPAK. Ndaj, sipas Niko Peleshi, e konsideroi si ndërhyrje të Parlametit në çështje përmes zhvillimit të interpelancës, duke shtuar se ndesh me parimet e pavarësisë së organit të akuzës. “Është një çështje nën hetim nga SPAK, në këto kushte ndërhyrja e Kuvendit përmes zhvillimit të një interpelance që bie ndesh me parimet e pavarësisë së organit të akuzës. Në përputhje me atributet , vlerësoj se zhvillimi i interpelancës urgjente të kërkuar është i pamundur për t’u realizuar”,...