PS rrëzoi interpelancën me Ballukun/ Balliu u tund prangat: Do përfundoni në qeli si Veliaj dhe Beqaj

PS rrëzoi interpelancën me Ballukun/ Balliu u tund prangat: Do përfundoni në qeli si Veliaj dhe Beqaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke folur nga foltorja e Kuvendit u tha socialistëve se po luftojnë për t´i mbushur xhepat Edi Ramës. Balliu kishte marrë vete edhe prangat, duke thënë se nëse vijohet me aferat siç ka ndodhur deri tani, ministrat do të përfundojnë të arrestuar si kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Balliu u shpreh se për të vjedhur është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, pasi nuk është bërë kolaudimi i rrugës. Edhe pse nuk ishte e pranishme, Balliu iu drejtua Ballukut duke i thënë se “ka mundësinë të thotë të vërtetën se kush i ka dhënë urdhrat”. Balliu deklaroi se “Balluku duhet të bëhet një pentito dhe mos ndjekë rrugën e gjyshit të saj,...