Rama: Indeksim e rritje pagash, më shumë të ardhura për punonjësit në sektorin publik në të gjitha nivelet

Rama: Indeksim e rritje pagash, më shumë të ardhura për punonjësit në sektorin publik në të gjitha nivelet

Kreu i qeverisë, Edi Rama ditën e sotme ka bërë me dije se projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një politikë të re pagash për punonjësit e sektorit publik, me indeksim vjetor në bazë të inflacionit. Krahas kësaj, paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, ndërsa për, mjekët, infermierët dhe punonjësit e policisë do të ketë shtesa të ndryshme. Për herë të parë do të përfshihet edhe vjetërsia në punë në sistemin shëndetësor. Kryeministri Edi Rama: Përshëndetje përsëri këtu nga zyra ime, sepse ka një tjetër lajm shumë të mirë në projekt-buxhetin 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor, edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë nivel vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit...