Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
EMRAT/ Zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve
Kuvendi ka miratuar sot emrat e propozuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për vendet vakante në Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga radhët e Partisë Demokratike u propozuan Arben Ristani dhe Helga Vukaj, ndërsa Partia Socialiste paraqiti emrat e Ilirjana Nanos dhe Dritan Çakajt. Pas votimit në sallën plenare, Ilirjana Nano u zgjodh kryetare e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve me 116 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Ndërkohë, Dritan Çakaj, Bledar Skënderi, Helga Vukaj dhe Arben Ristani u zgjodhën anëtarë të Komisionit. Rezultatet e votimit ishin si më poshtë: Ilirjana Nano, kryetare – 116 pro, 2 kundër, 2 abstenim Arben Ristani, anëtar – 111 pro, 7 kundër, 2 abstenim Dritan Çakaj, anëtar – 116 pro, 2 kundër, 2 abstenim Bledar Skënderi,...