Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Media investigative holandeze: SPAK ka dështuar plotësisht! Policitë evropiane kanë përgjimet e Ballës me trafikantët e drogës
Një nga rrjetet më të mira investigative evropiane, ‘Folloë the Money’ (Ndiq Paranë) me qendër në Holandë, sjell një investigim tronditës pikërisht pak pas publikimit të progres-raportit të BE për Shqipërinë. Në këtë investigim thuhet se narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, por BE ka mbyllur sytë. Ndër të tjera, në shkrim thuhet se në përgjimet e policive evropiane gjendet emri i Taulant Ballës për lidhje me bandat e drogës. “Në fillim të vitit 2025, Taulant Balla, gjithashtu ish-ministër i Brendshëm dhe atëherë ministër i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, u përfshi në telashe për shkak të korrupsionit të dyshuar. Gjatë kohës si ministër, ai ishte gjithashtu udhëheqësi politik i Partisë Socialiste për diasporën dhe përgjegjës për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve jashtë vendit....