Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Shtëpi bari në Malësinë e Madhe/ Sekuestrohen 287 bimë dhe fidanë narkotikë, në pranga 22-vjeçari, në kërkim i ati
Dy shtëpi bari janë zbuluar në fshatin Bajzë në Malësinë e Madhe. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Daniel Buraj, në kërkim është shplallur i ati, Sokol Buraj dhe kanë nisur hetimet për nënën e të riut. Sipas bluve, në njërën prej banesave u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Gjithashtu janë sekuestruar 287 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë kanabis, municion luftarak, 1 armë e ftohtë (thikë), 101 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 2 automjete, 9 celularë dhe pije të ndryshme alkoolike të dyshuara të kontrabanduara. Ndërkohë, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe...