Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tuneli i Llogarasë, media turke: Kompania Intekar & ASL fitoi 32 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë
Një artikull i publikuar nga media turke Sozcu.com ka hedhur dritë mbi aferën e bujshme që lidhet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë në Shqipëri. Sipas raportimit, kompanitë turke Intekar Yapi & ASL kanë fituar tenderin për ndërtimin e tunelit në vitin 2020 me një vlerë prej 172 milionë eurosh, por më pas ia kanë dorëzuar punimet kompanisë shqiptare Gjoka Konstruksion për vetëm 140 milionë euro. Ky veprim ka shkaktuar polemika të mëdha, pasi kompanitë turke kanë përfituar 32 milionë euro pa kryer asnjë punim konkret në terren. Artikulli: Kompania turke Intekar Yapi & ASL fitoi tenderin e vitit 2020 për tunelin e Llogarasë në Shqipëri për 172 milionë euro. Vendimi i kompanisë për t’ia dorëzuar punimet e ndërtimit kompanisë Gjoka për 140 milionë euro shkaktoi polemika...