Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ronaldo zbulon të vetmen gjë “të tmerrshme” në lidhje me jetesën e tij në Arabinë Saudite
Cristiano Ronaldo jeton mjaft mirë në Arabinë Saudite, ku vazhdon të shënojë shumë gola me fanellën e Al Nassr, ashtu si edhe me kombëtaren e Portugalisë. Megjithatë ka një gjë që e konsideron “të tmerrshme” në Riad, të cilën e zbulon në intervistën për Piers Morgan: “Trafiku”. Kjo na kujton një skenë të famshme nga filmi i Roberto Benigni, “Johnny Stecchino”, ku taksisti e përshkruan trafikun si një plagë “tentakulare, të rrëmujshme, që na pengon të jetojmë”. Megjithatë, Ronaldo lëviz me shofer nga shtëpia në stërvitje dhe anasjelltas, kështu që është e vështirë ta imagjinosh në hall kaq të madh si qytetarët e thjeshtë sauditë. Ronaldo, që në shkurt mbush 41 vjeç dhe ka rinovuar kontratën me Al Nassr deri më 2027, ka thënë më...