Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Deputetja e Sarandës: Projektbuxheti 2026 nuk nxjerr shqiptarët nga varfëria
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi sot se PD është kundër projektbuxhetit 2026, duke e cilësuar atë “buxhetin e vjedhjes së madhe”. Në fjalën e saj në Kuvend Zhupa u ndal tek projektbuxheti i vitit 2026 duke theksuar se “në këtë parlament ndodh një çudi, vjen pr/buxheti dhe nuk shoqërohet me paketën fiskale si e kërkon rregullorja, kushtetuta apo siç e kërkon logjika”. “Pra këtu vjen si do të shpenzohen paratë e shqiptarëve, por nuk vjen se si do të mblidhen nga do të dalin këto para, si do të jenë politikat për taksat, për tatimet në këtë vend që ne të kuptojmë nëse kemi një buxhet të balancuar apo kemi një buxhet që do të kërkojë një deficit të tepruar në Shqipëri. Atë...