Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Kryebashkiaku Çaçi në Pragë: Takim me Kryetarin e Distriktit 6 të kryeqytetit çek për shkëmbim përvojash në qeverisjen vendore
Në kuadër të vizitës zyrtare në Çeki, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Distriktit 6 të Pragës, z. Jakub Stárek. Gjatë takimit, u diskutua mbi modelet e menaxhimit dhe administrimit të njësive vendore, si dhe mbi përvojat e suksesshme në fushat e qeverisjes lokale, shërbimeve publike, planifikimit urban dhe zhvillimit ekonomik. Vizita synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Sarandës dhe autoriteteve vendore të Pragës, me fokus në shkëmbimin e ideve që ndihmojnë në modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.