VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin

VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin

Një episod i pakëndshëm ndodhi në ndeshjen Marseill-Atalanta, e vlefshme për Champions League. Kur sulmuesi i ekipit italian, Ademola Lookman, u zëvendësua nga Yunus Musah në minutën e 75, ai u ndal me forcë nga trajneri Ivan Juric, i cili iu afrua nigerianit dhe i kapi krahun duke i folur ashpër. Përpara se tensioni të përshkallëzohej, ndërhyrja e De Roon dhe disa anëtarëve të stolit i ndau, duke e dërguar futbollistin përsëri në stol. Pas ndeshjes, trajneri i Atalantës shpjegoi se çfarë ndodhi me lojtarin në momentin e zëvendësimit: “Janë gjëra të zakonshme, si De Bruyne në Napoli apo diku tjetër. Lojtarët ndonjëherë nuk e pranojnë daljen nga loja, ka reagime të tepruara dhe aty mbaron, zgjidhet në dhomat e zhveshjes. Të gjithë i kemi...