Ndërhyn garda/ Tensione në Kuvend, Peleshi i ndërpret fjalën, Berisha i shkon afër ‘karriges së pushtetit’

Ndërhyn garda/ Tensione në Kuvend, Peleshi i ndërpret fjalën, Berisha i shkon afër ‘karriges së pushtetit’

Mes tensionesh u miratua kalendari për projektligjin e buxhetit. Pas miratimit, kreu i PD, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij ë foltore, ku tha se nuk ka ndodhur që paketa buxhetore të vijë në Kuvend pa paketën fiskale. Pasi i mbaroi koha, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën, por Berisha iu afrua afër dhe kjo solli rrethimin nga Garda. Sali Berisha: Jam këtu për të thënë dy fjalë. Në historinë e një vendi kurrë nuk ndodh që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale. Sepse është vetëm paketa fiskale burimi i krijimit të atij buxheti. Kurse ju sillni këtu statistikat kallpe, false për të mashtruar shqiptarët. Sidoqoftë, para kryeministrisë, qytetarët shqiptarë janë të vendosur të rrisin një betejë në kushte të pabarabarta, por...