Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Sulmoi Ambasadorin e BE”/ Berisha i përgjigjet Ballës: S’ka njeri që i respekton më shumë se unë, por…
Kryedemokrati Sali Berisha iu është përgjigjur kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla i cili e akuzoi se sulmoi Ambasadorin e BE, duke shtuar se do i kërkonte masë Komisionit të Etikës për ish-kryeministrin. Berisha e quajti trillim duke theksuar se nuk ka fyer asnjë ambasador të huaj. Kryedemokrati shtoi se nuk ka njeri që respekton më shumë se ai diplomatët, por shtoi se më shumë do vendin e tij. Sali Berisha: Hedh poshtë me përçmim trillimin e parafolësit sepse në fjalën time skam fyer asnjë ambasador të huaj, por i kam kërkuar zotërisë së tij t’u paraqesë shqiptarëve cila direktivë europiane bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. S’ka njeri që respekton më shumë se unë ambasadorët, por...