Doni të shkoni në muze, kala, parqe arkeologjike? Nga sot, biletat i merrni në e-Albania

Doni të shkoni në muze, kala, parqe arkeologjike? Nga sot, biletat i merrni në e-Albania

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe turistët që duan të eksplorojnë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Duke nisur nga sot, e enjte, 6 nëntor, biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike mund të blihen online përmes platformës qeveritare e-Albania. Sitet kulturore të përfshira në shërbim: -Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë -Muzeu Kombëtar Etnografik, Krujë -Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat -Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër -Kalaja e Shkodrës -Kalaja e Gjirokastrës -Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier Si funksionon? -Hyni në portalin e-Albania -Zgjidhni shërbimin “Biletaria online për sitet kulturore” -Caktoni destinacionin që dëshironi të vizitoni -Përzgjidhni llojin e biletës -Kryeni pagesën online -Prisni biletën në e-mail, është e vlefshme për 1 muaj.