Asnjë ndeshje si titullar me Manchester United, mesfushori anglez pranë transferimit te Napoli në janar

Asnjë ndeshje si titullar me Manchester United, mesfushori anglez pranë transferimit te Napoli në janar

Kampionët e Serie A, Napoli, po përgatiten për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Kobbie Mainoo, në merkaton e janarit. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “The Sun”. 20-vjeçari nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ruben Amorim, pasi ende nuk ka luajtur si titullar në Premier League këtë sezon për United. Muajin e kaluar, Amorim pranoi se në janar, disa lojtarë mund të kërkojnë të largohen nga “Old Trafford”, në një përpjekje për të siguruar një vend në skuadrat përkatëse të Kupës së Botës për vendet e tyre. Mainoo, i cili luajti si titullar për Anglinë në finalen e Kampionatit Evropian 2024, ende nuk është grumbulluar nën drejtimin e trajnerit të ri të Anglisë, Thomas Tuchel, për shkak të mungesës së kohës së...