Synimi final është “1000”; shifrat mahnitëse të Cristiano Ronaldos si golashënues

Synimi final është “1000”; shifrat mahnitëse të Cristiano Ronaldos si golashënues

6 Nëntor 2025 10:59 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo ndodhet vetëm 48 gola larg objektivit final të karrierës së tij; 1.000 golave zyrtarë si profesionist. Ndryshe nga Pelé, që përfshinte edhe miqësoret, të gjithë golat e portugezit janë shënuar në ndeshje zyrtare dhe me pamje filmike. Në pauzën e fundit të kombëtareve, portugezi shënoi dy gola ndaj Hungarisë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit me 41 gola. Ai vazhdon të thyejë rekorde si në efikasitet, ashtu edhe në jetëgjatësi sportive. Një statistikë tjetër e pabesueshme? Ronaldo është i pesti golashënues më i mirë i shekullit me këmbën e majtë, edhe pse nuk është mëngjërash. Ai ka shënuar 181 gola me të majtën, pas Messit (744), Hulk (258), Salah (243)...