Balla revoltohet me Berishën: Sulmoi ambasadorin e BE, do të depozitojmë kërkesë pranë Komisionit të Etikës

Balla revoltohet me Berishën: Sulmoi ambasadorin e BE, do të depozitojmë kërkesë pranë Komisionit të Etikës

Kreu u grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, paralajmëroi marrjen e masave ndëshkuese për kreun e PD, Sali Berisha, për atë që e cilësoi si sulm ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në vendon tonë, Silvio Gonzato. “Dënoj ashpër sulmin që ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur nga i njëjti individ prej 35 vitesh, kundër ambasadorëve të SHBA, të tjerë të vendeve mike, kundër ambasadorit të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës dhe interesat kombëtarë të Shqipërisë, sepse Shqipëria brenda vitit 2030 do të jetë pjesë e BE. Sa i përket këtij sulmi, zoti kryetar, ne do të depozitojmë kërkesë pranë Komisionit të Etikës që deputeti të japë shpjegime, por edhe Kuvendi të ndalë...