Seanca plenare/ Ndarja nga jeta e liderit historik socialist Fatos Nano, Kuvendi mban një minutë heshtje

Seanca plenare/ Ndarja nga jeta e liderit historik socialist Fatos Nano, Kuvendi mban një minutë heshtje

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrit Fatos Nano pak ditë më parë. Teksa nisi seanca plenare dhe kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi hapjen e saj dhe rendin e ditës, kaloi menjëherë tek kërkesa për ligjvënësit që të mbanin heshtje një minutë për humbjen e ish-kryeministrit, që ka qenë disa herë figurë e lartë e shtetit shqiptar. Të pranishëm edhe deputetë të opozitës, që respektuan kujtimin e ish-kryeministrit, duke mbajtur minutën e heshtjes.