VIDEO/ Grabitje spektakolare në një dyqan bizhuterish në Los Angelos! Punonjësi tenton të largojë autorët, qëllohet me armë roja

VIDEO/ Grabitje spektakolare në një dyqan bizhuterish në Los Angelos! Punonjësi tenton të largojë autorët, qëllohet me armë roja

Një kamerë sigurie ka regjistruar momentet dramatike të një grabitjeje që ndodhi në një dyqan bizhuterish në Los Angeles, të hënën pasdite. Pamjet tregojnë një grup grabitësish të maskuar teksa hyjnë me forcë në dyqan dhe, nën kërcënimin e armëve, kërkojnë bizhuteri nga dy punonjësit e pranishëm. “Jo! Jo! Jo! Dilni jashtë!”, dëgjohet duke bërtitur njëri prej punonjësve, ndërsa alarmi i sigurisë aktivizohet. Ngjarja shënon grabitjen e dytë në të njëjtin dyqan brenda dy vjetësh. Sipas vajzës së pronarit, një prej punonjëseve “filloi ta godiste një nga grabitësit për ta detyruar të largohej”. Pak sekonda pasi autorët braktisën vendngjarjen, u dëgjuan të shtëna armësh që lanë të plagosur rëndë një roje sigurie 50-vjeçar. Policia e Los Angeles njoftoi se një prej të dyshuarve është arrestuar,...