Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kultura e gërshetuar me teknologjinë, ministri Gonxhja: Nga sot biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike mund të blihen në e-Albania
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja njofton se nga sot biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike mund të blihen online përmes platformës e-Albania. Sipas ministrit, ky zhvillim teknologjik synon të lehtësojë përvojën e vizitorëve vendas dhe të huaj, duke ofruar një mënyrë të shpejtë, moderne dhe të sigurt për blerjen e biletave për sitet kulturore të vendit. Top Channel