Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
33 mln lekë dëm me prokurimet publike, Elvis Roshi merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është zyrtarisht i pandehur. Roshi u paraqit sot në SPAK bashkë me avokatin ku iu komunikua akuza “shpërdorim detyre” lidhur me një kallëzim që KLSH kishte bërë ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës. Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës nga KLSH në shtator të vitit 2015, ku sipas dy kallëzimeve të ndara Rroshi dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve. Shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer...