Nuk është “mysliman”, është socialist

Nuk është “mysliman”, është socialist

Nga Adrian Thano Zohran Mamdani, fituesi i zgjedhjeve në Nju Jork, në disa media shqiptare u prezantua si “myslimani që fitoi në SHBA”. Duhet theksuar që Mamdanin nuk e përfaqëson aspak ajo çfarë është përpara Zotit, suksesi i tij nuk ka asnjë lidhje me fenë. Edhe sikur të donte, një qytet si Nju Jorku, i ndërtuar mbi miliona emigrantë, nuk mund të drejtohet nga paragjykimet e origjinës apo besimit. Për ta vendosur në një kuadër biografik, ai ka origjinë myslimane. Babai i tij është nga Uganda me rrënjë indiane-muslimane, ndërsa nëna e tij është indiane. Por ai vetë nuk e ka bërë kurrë fenë pjesë të profilit të tij publik, nuk e përdor kurrë si identitet politik dhe rrallë e përmend në intervista. Mamdani është...