Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Sonte fillon edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK
Sonte në orën 21:00 nis edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK, i cili do të zgjasë për tri net, ku do të ngjiten në skenë artistë të njohur dhe talente të reja. Në garë janë 20 këngë nga artistë brenda dhe jashtë Kosovës, duke dëshmuar interesimin e madh për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore. Gjatë provave të fundit, drejtori i festivalit, Rilind Gërvalla, ka theksuar se gjithçka është e përgatitur nga punëtorët e RTK-së, duke përfshirë dizajnin, grafikën, skenën dhe skenografinë, e cila kombinon elemente tradicionale me ato moderne. Ai po ashtu ka theksuar se sivjet është zbatuar një qasje e re organizuese, ku gjithçka që do të shfaqet në skenë është prodhim i drejtpërdrejtë i RTK-së. “Në tri netët festive në kryeqytet...