Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Plagosja e 24-vjeçarit në Bathore, policia arreston autorin
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 24-vjeçarit Elvis Visa në Bathore, ngjarje e ndodhur të mërkurën. Sipas uniformave blu të kryeqytetit, autori, 24-vjeçari Doaldo Bajrami u konfliktua me të plagosurin, për motive të dobëta. Bajrami akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërkaq, Visa ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.