Ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtim

Ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtim

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 11 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, pasi kërkon ndryshim të masës së sigurisë ‘në burg’. Në të njëjtën datë Meta ka edhe gjyqin paraprak. Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë.