I mori një personi 60 mijë lekë të reja që t’i nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, AMP arreston efektivin

I mori një personi 60 mijë lekë të reja që t’i nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, AMP arreston efektivin

Një punonjës policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës me akuzën e korrupsionit. Sipas AMP, arrestimi i tij erdhi pasi polici i kërkoi një shumë prej 60 mijë lekësh të reja për t’i nxjerrë automjetin e tij nga pika e bllokimit si dhe për të mos i vendosur masë administrative. AMP ka publikuar edhe pamjet nga operacioni, i kryer në bashkëpunim me SPAK, si dhe paratë që ishin futur brenda një zarfi. Agjencia thotë se vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale. Njoftimi i AMP:  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë...