Investigimi/ Tuneli u ndërtua pa leje ndërtimi/ PLUG zbardh skandalin: Kompania turke u regjistrua në Shqipëri ditën që nisën punimet

Investigimi/ Tuneli u ndërtua pa leje ndërtimi/ PLUG zbardh skandalin: Kompania turke u regjistrua në Shqipëri ditën që nisën punimet

Investigimi/ Tuneli u ndërtua pa leje ndërtimi/ PLUG zbardh skandalin: Kompania turke u regjistrua në Shqipëri ditën që nisën punimet Katër muaj pas anulimit të tenderit të parë dhe 21 ditë pas vizitës që Belinda Balluku, së bashku me kryeministrin Edi Rama, zhvilluan në Ankara, ku u takuan me përfaqësues të kompanisë turke, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpall sërish procedurën tenderuese. Në datën 24 qershor 2021, në sistemin e prokurimeve publike të Agjencisë së Prokurimeve Publike, çelet tenderi për pranimin e ofertave për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 18.967.810.952,08 lekë pa TVSH (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy pikë zero tetë). Afati i fundit për paraqitjen dhe...