Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përshtati lokalin për shitje dhe përdorimin e lëndëve narkotike, pranga 41-vjeçarit në Dimal. I gjenden armë dhe fishekë luftarakë
Është arrestuar një 41-vjeçar, i cili kishte përshtatur lokalin për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe armë zjarri, automatik, si dhe fishekë luftarakë. Po ashtu në kuadër të operacionit ‘Kompleksi’ ra në pranga dhe një 27-vjeçar, pasi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, si dhe mbante lëndë narkotike në banesë. Njoftimi: Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat. Kishte përshtatur lokalin për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe mbante armë zjarri automatik; vihet në pranga 41-vjeçari. Ishte me masë sigurie...