Divorci i kunatës së Belinda Ballukut në dorë të gjyqtares Majlinda Dogga

Divorci i kunatës së Belinda Ballukut në dorë të gjyqtares Majlinda Dogga

Nga Elton Qyno Në valën e titujve mediatikë mbi raportimin e detajeve të dosjes penale kundër zv/kryeministres së vendit, Belinda Balluku, një lajm tjetër që mbuloi ekranet e TV dhe portalet e vendit ishte edhe kërkesa-padia civile e Neda Stefan Ballukut. Kjo e fundit është kunata e Belinda Ballukut, pasi 10 vite më parë kurorëzoi martesën me vëllain e Ballukut, Ogren Balluku. Çështja tashmë është regjistruar në sekretarinë e gjykatës me nr. 17084, ndërsa shorti elektronik i gjykatës ka zgjedhur për gjykimin e kësaj kërkese-padie gjyqtaren Majlinda Dogga. Mësohet se palët, Neda Balluku dhe Ogren Balluku, kanë rënë dakord duke lidhur një marrëveshje divorcimi mes njëri-tjetrit, duke çuar edhe në ndarjen e detyrimeve që do të rrjedhin nga ky divorc për të dyja palët. LEXO...