Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Qeveria miraton vendime për inspektimin e peshkimit, prodhimin e armëve dhe aderimin në Traktatin e Marrakeshit
Agjencia për Media dhe Informim njofton se Këshilli i Ministrave ka miratuar dje disa vendime dhe projektligje të rëndësishme në mbledhjen e tij të përjavshme. Një nga vendimet kryesore ka të bëjë me përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregullt dhe të paraportuar (PPP). Ky vendim gjithashtu krijon një skemë certifikimi për zëniet e peshkut, që do të zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, sipas Ligjit nr.64/2012 “Për peshkimin”. Një tjetër vendim i miratuar autorizon shoqërinë aksionare shtetërore “KAYO” sh.a. që, vetë ose nëpërmjet subjekteve të saj, të kryejë prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve, teknologjive dhe shërbimeve për strukturat e sigurisë dhe shoqëritë aksionare shtetërore të...