Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Paga minimale do të arrijë në 60 mijë lekë në muaj në vitin 2028! Çfarë parashikon skenari i ri afatmesëm i qeverisë
Qeveria shqiptare pritet të çojë pagën minimale në 60 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028, si pjesë e strategjisë për rritjen graduale të të ardhurave dhe përmirësimin e standardit të jetesës së punëtorëve me paga të ulëta. Sipas informacionit nga Ministria e Financave, në projektbuxhetin 2026, kjo synon të vijojë trendin e filluar vitet e fundit, ku paga minimale është rritur ndjeshëm, nga 30 mijë lekë në vitin 2022 në 40 mijë lekë që nga marsi i vitit 2023, dhe së shpejti pritet të arrijë në 50 mijë lekë në vitin 2026, sipas parashikimeve të projektbuxhetit. Sipas burimeve pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, qeveria po shqyrton një skenar të ri afatmesëm që parashikon që në vitin 2027 të mos ketë rritje të...