Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dosjet tronditëse të Ballukut/ Mesazhe, ndërhyrje dhe prova flagrante, testi më i madh për besueshmërinë e SPAK
Pasi doli nga SPAK, ku u njoh me akuzat dhe me faktin që tashmë është e pandehur e drejtësisë, Belinda Balluku shkoi sërish në zyrën e saj në qeveri. Po mbushet një javë që zëvendëskryeministrja e vendit është marrë e pandehur nga SPAK, megjithatë vijon të jetë e lirë dhe në detyrë, si të mos kishte ndodhur asgjë, edhe pse akuzat ndaj saj janë të rënda dhe provat flasin shumë. Dosjet në ngarkim të Belinda Ballukut dhe të vartësve, të siguruara orët e fundit nga gazetarët janë tronditëse. Mesazhe dhe urdhra të shkruara prej vetë Ballukut tregojnë qartë ndërhyrje në proceset tenderuese, ndikime dhe shkelje flagrante të ligjit.Këto nuk janë më dyshime apo interpretime, por prova të forta dhe të pakundërshtueshme, me protagoniste vetë zëvendëskryeministren....