Shiste drogë në lokal dhe mbante armë pa leje, arrestohet 41-vjeçari në Kuçovë. Në pranga dhe një tjetër se theu masën e sigurisë

Shiste drogë në lokal dhe mbante armë pa leje, arrestohet 41-vjeçari në Kuçovë. Në pranga dhe një tjetër se theu masën e sigurisë

Dy persona janë arrestuar në Kuçovë pasi akuzohen për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, mbajtje të municionit luftarak si dhe thyerje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Gjatë operacionit të koduar “Kompleks” u arrestuan K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal dhe K. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë. Sipas Policisë, 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe mbante në posedim një armë zjarri automatike. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, u sekuestruan: 1 armë zjarri automatike, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit K. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Prodhimi dhe...