Bellingham: Nuk duhet që një humbje të prishë qetësinë dhe ecurinë e mirë që po tregojmë

Bellingham: Nuk duhet që një humbje të prishë qetësinë dhe ecurinë e mirë që po tregojmë

Pas humbjes 1-0 kundër Liverpool në raundin e katërt të Champions League, mesfushori Jude Bellingham komentoi mbi performancën e Real Madrid. Anglezi pranoi meritat e kundërshtarëve, por duke i kërkuar ekipit të ruante besimin. “Mendoj se rezultati pasqyron atë që pamë në fushë. Në pjesën e parë, e kontrolluam mirë ndeshjen, por në pjesën e dytë, ata krijuan më shumë raste dhe ne nuk u mbrojtëm me të njëjtin fokus në goditjet standarde°, tha Bellingham. “Pas golit të tyre, u përpoqëm t’i shtynim gjërat përpara, duke humbur shumë topa dhe duke krijuar hapësira që na lanë të prekshëm. Vitin e kaluar, ishim shumë më keq se tani, kështu që nuk mund ta lejojmë këtë humbje të prishë ecurinë e mirë që po kemi”, shtoi anglezi....