Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Nga shiu në breshër”, trajneri Luis Enrique humbet për disa javë 3 lojtarë kryesorë
6 Nëntor 2025 8:54 Telesport Gjërat po shkojnë keq e më keq te PSG për sa i përket dëmtimeve. Në humbjen 1-2 ndaj Bayern Munich në Champions League erdhën tri dëmtime. Achraf Hakimi pësoi një ndrydhje të rëndë të kyçit të këmbës së majtë, por për fat pa frakturë. Lëndimi ishte më pak serioz sesa dukej nga pamjet e kapura nga kamerat, por do ta mbajë mesfushorin jashtë fushave për të paktën gjashtë javë. Ousmane Dembélé pësoi një këputje të pulpës së majtë. Ky është një dëmtim i ri për fituesin e Topit të Artë 2025, i cili do të qëndrojë jashtë për javët e ardhshme, siç e ka sqaruar vetë klubi francez. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Nuno Mendes është gjithashtu në telashe....