Pastronin paratë e drogës, sekuestrohen 17 pasuri me vlerë miliona euro të 3 shtetasve dhe kompanive të tyre

Pastronin paratë e drogës, sekuestrohen 17 pasuri me vlerë miliona euro të 3 shtetasve dhe kompanive të tyre

Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.H. K.H., dhe M.H., si dhe shoqëritë në posedim të tyre të cilat dyshohet se përdoreshin si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.  Hetimet mbi procedimin penal nr.323, të vitit 2025, regjistruar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, i nisur mbi bazën e të dhënave të përcjella nga Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nisën pasdyshimeve se shtetasit, A. H, A. H,nëpërmjet familjarëve dhe shoqërive tregtare në posedim të tyre, ishin përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë...