Kodi i ri Penal, Sadushi: Ka mospërputhje me Kodin Civil, e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera

Kodi i ri Penal, Sadushi: Ka mospërputhje me Kodin Civil, e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në takimin konsultues për draftin e Kodit të ri Penal, theksoi dje se në disa pjesë të projektit ka mospërputhje me Kodin Civil, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera. Këto raste, theksoi ai, tregojnë mungesë koherence ndërkodike, që cënon integritetin e sistemit dhe zbatimin e unifikuar të ligjit. “Në disa pjesë të projektit vërehet një përzierje e paqartë midis dispozitave materiale dhe atyre procedurale, si dhe mospërputhje me Kodin Civil, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera. Disa nene që trajtojnë çështje të natyrës procedurale, si ato për masat mjekësore dhe edukuese ndaj të miturve (nenet 116–120), për lirimin me kusht (nenet 175–176) apo pezullimin e veprimtarisë së personave juridikë (neni 125), duhen rregulluar në...