Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, ja pikat ku pritet të përplasen mazhoranca dhe opozita
Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje, përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu në rendin e ditës parashikohet edhe shqyrtimi i raporteve vjetore të veprimtarisë së disa institucioneve për vitin 2024, konkretisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, Departamentit të Administratës Publike, Komisioni i Prokurimit Publik, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Gjatë seancës plenare do të diskutohen edhe disa akte normative: Akti normativ për disa ndryshime në ligjin për “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”; akti normativ për disa ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”; si dhe akti normativ për disa ndryshme,”Për inspektimin dhe mbrojtjen...