Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
3 kura natyrale kundër të ftohtit dhe gripit
Kur temperaturat bien dhe simptomat e para të gripit na trokasin në derë, shumë kërkojnë ndihmë në ilaçet farmaceutike. Por, sipas naturopates italiane Anna Bianchi, zgjidhjet më të mira ndodhen në shtëpi, në kuzhinë, në kopsht, apo në një filxhan çaji të ngrohtë. Në librin e saj të ri “La tua farmacia naturale (Receta të thjeshta dhe kura të lashta për t’u shëruar me atë që ofron natyra)” (botuar nga Piemme më 4 nëntor 2025), Bianchi rikthen në qendër mjekësinë tradicionale mesdhetare, duke sjellë receta të thjeshta që ndihmojnë trupin të shërohet në mënyrë natyrale. “E kam shkruar si një manual praktik,” -shpjegon ajo. “Në libër ka një kapitull që quhet ‘Mini farmacia’, me bimët që duhen pasur gjithmonë në shtëpi dhe mënyrat për t’i kthyer në...