Nga tregtia online të kamatëvonesat e enteve publike, 13 ndryshimet në Procedurat Tatimore

Nga tregtia online të kamatëvonesat e enteve publike, 13 ndryshimet në Procedurat Tatimore

Në paketën fiskale 2026 qeveria ka bërë rreth 13 ndryshime në ligjin e proceduarve tatimore, të cilat prekin mënyrën e administrimit, komunikimit dhe formalizimit fiskal në vend dhe reduktimit të parasë cash: Më poshtë 13 ndryshimet e përmbledhura. 1- Digjitalizimi i plotë i komunikimit me tatimpaguesit Aktet administrative dërgohen elektronikisht me nënshkrim elektronik, duke zëvendësuar shërbimet postare. Tatimpaguesit detyrohen të deklarojnë adresën elektronike. Këto ndryshime synojnë uljen e kostove, rritjen e efikasitetit dhe transparencës në njoftime. 2-Tatimi mbi veprimtaritë online Në ndryshimet e reja  saktësohet se veprimtaria ekonomike përfshin edhe aktivitetet e ushtruara në internet, që i nënshtrohen regjistrimit dhe tatimit. Subjektet online detyrohen të publikojnë në faqet e tyre NIPT-in, emrin, adresën dhe kontaktet. Parashikohet pezullimi i faqes së internetit në rast mosrespektimi si...