Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Medon Berisha lojtari më i mirë i momentit në Serie A: Ndihem lider i Leçes
Adriatik BALLA Medon Berisha është një nga lojtarët më të mirë të momentit në Serie A. Mesfushori kuqezi që luan për Leçen në Itali po bën performancë të nivelit të lartë. Një gol i tij ndaj Fiorentinës i dha fitoren skuadrës dhe padyshim për sulmuesin ishte emocionues. “Urime djemve, bënë një punë të shkëlqyer. Ndeshja nuk ishte e lehtë sepse ata ishin nën presion nga tifozët, klubi dhe dhomat e zhveshjes. Atmosfera ishte e tensionuar. Tifozët filluan të këndonin kundër tyre para fillimit të ndeshjes. Shkuam atje me qetësi, për të luajtur, për të fituar dhe në fund ia dolëm. Ishim shumë të përqendruar dhe kishim sjelljen e duhur. Në 10 minutat e para na vunë pak në vështirësi. Por isha i qetë gjatë gjithë...