Ndeshjet e moshave për përfaqësueset rajonale, dominon Tirana

Ndeshjet e moshave për përfaqësueset rajonale, dominon Tirana

Federata Shqiptare e Futbollit po zhvillon turneun e ekipeve përfaqësuese rajonale për djem, për grupmoshat 2013 dhe 2014. Pas ndeshjeve të zhvilluara në Fier dhe Tiranë, janë përcaktuar skuadrat që sigurojnë pjesëmarrjen në fazën finale që do të luhet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, më 6 nëntor. Në përballjet e zhvilluara në Fier, skuadra e Elbasanit doli fituese, duke mposhtur në finale përfaqësuesen e Fierit me rezultatin 2-0. Këto dy ekipe siguruan pjesëmarrjen në fazën finale në Tiranë. Te grupmosha 2013, përfaqësuesja e Fierit mundi 3-1 Korçën, ndërsa të dyja ekipet fituan të drejtën të jenë pjesë e ndeshjeve finale në Tiranë. Në ndeshjet e luajtura në Kamëz, Tirana dhe Durrësi siguruan kualifikimin për fazën finale, pasi arritën rezultatet më të mira në grup dhe...