Marash Kumbulla ende s’ka një datë kthimi nga dëmtimi, do t’i mungojë Kombëtares

Marash Kumbulla ende s’ka një datë kthimi nga dëmtimi, do t’i mungojë Kombëtares

Adriatik BALLA Marash Kumbulla po shqetëson stafin e Kombëtares, për shkak të dëmtimit të zgjatur dhe rikuperimit të vështirë. Mbrojtësi kuqezi në 21 shtator në sfidën ndaj Atletiko Madrid pësoi një dëmtim muskular, por ai ende nuk po mund të kthehet në fushat e lojës. Klubi balear nuk dha një diagnozë precize për dëmtimin e qendërmbrojtësit dhe as ndonjë informacion për periudhën e riaftësimit të tij duke theksuar se ky proces do të varej nga evoluimi i gjendjes së futbollistit. Por ka kaluar një muaj e gjysmë dhe Kumbulla alternon stërvitjen e tij sa në fushë, sa në palestër, por ende nuk ka një datë për kthimin e tij në fushën e lojës, që do të thotë se ai nuk do të mund të jetë...