Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Kush është “Zonja e Parë e New York-ut”?
Zohran Mamdani fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie të New York-ut. Për herë të parë në historinë e qytetit, një person me origjinë nga Azia Jugore dhe besim musliman do ushtrojë këtë pozitë të lartë në politikën amrikane. Pas kësaj fitoreje, vëmendja e publikut u përqendrua edhe te gruaja e Mamdanit, artistja Rama Duwaji. Rama Duwaji lindi në vitin 1997 në Hjuston, Teksas, në një familje muslimanësh sirianë. Kur ishte nëntë vjeçe, ajo u zhvendos me familjen e saj në Dubai. Ajo studioi në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Virxhinias Commonwealth në Katar, dhe pasi u kthye në SHBA, përfundoi studimet pasuniversitare në Richmond. Duwaji e përshkruan veten si ilustruese dhe animatore, dhe ka 243 mijë ndjekës në Instagram. Ajo nuk ka një...