Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Altin Dumani: Ja pse SPAK nuk foli për 1 javë rreth hetimeve ndaj Ballukut
Altin Dumani shpjegon përse institucioni i akuzës u vonua të bënte transparencë rreth hetimeve mbi zëvendëskryemnistren Belinda Balluku. Nga pikpamja proceduriale nuk mund të kryheshin veprime në mungesë të personit që hetohet. Pritëm që e pandehura të paraqitej në SPAK dhe të merrte dijeni, të njihej me akuzën. Më pas, nisur edhe nga inters i madh i publikut, prokuroria reagoi me njoftimin e saj, që ishte korrekt nga ana e procedurës, por edhe i mjaftueshëm. I pyetur nga moderatorja Alba Alishani, se ka një akuzë që vjen në drejtimin tuaj që jeni një lloj peshoreje kompensuese politike të të dyjave kampeve, dhe njërën prej tyre e keni dëmtuar elektoralisht, kjo edhe për shkak të masave që keni zbatuar kryesisht me lidershipin e opozitës gjë që...