Leximi zgjat jetën, rrjetet sociale dëmtojnë kujtesën

Leximi zgjat jetën, rrjetet sociale dëmtojnë kujtesën

Sipas një studimi të publikuar më herët në revistën “Social Science and Medicine” njerëzit që lexojnë libra jetojnë më gjatë se njerëzit që nuk lexojnë. Studiuesit në Universitetin Yale pyetën 3635 pjesëmarrës mbi 50 vjeç për zakonet e tyre të leximit. Nga këto të dhëna, ata e ndanë grupin në: jo-lexues, njerëz që lexojnë më pak se 3.5 orë në javë dhe njerëz që lexojnë më shumë se 3.5 orë në javë. Studiuesit ndoqën secilin grup për 12 vjet. Njerëzit që lexuan më shumë ishin gra të arsimuara në universitet në grupin me të ardhura më të larta. Ata që lexonin mbi 3.5 orë në javë jetuan plot 23 muaj më shumë se ata që nuk lexonin fare. Kjo e dhënë vlente për të gjithë...