Poezi nga Dhimitri Pojanaku: Ode grave

Poezi nga Dhimitri Pojanaku: Ode grave

Dhimitri Pojanaku: Ode grave Ashtu, aty!T’i puthim nga bishti i syrit tek thoi i vogël, i artë,Mos na rrënohet një fije mrekullia e parë e botës.Ashtu, aty!Ngulur shtratit të tyreSi rrapi buzë lugine.Kur duhet,Mbushur të jemiSi degë më degë,Si gjeth mbi gjeth,Sa qielli prekur, të dridhet.Kur duhet të shuhemi pa gjurmë,Pa hi,Sa palca e qirinjve të tërbohet zilie.Ashtu, aty!Kur duhet fuqishëm të jemiSi mal mbi mal palosur,Sa gjer në eshtër të shuajnë etjen brigjet,Kur duhet,Shtuf,Të vetshkërmohemi,Sa rëra të lajthitet.Ashtu,Aty. ObserverKult Lexo edhe: DHIMITRI POJANAKU: KUR TË VISH Kur të vish këtë herë pranverë,Të pret ajo gonxhja e kopshtit timQë vjet,Nuk çeli dot.Ndoshta nga gëzimi i tepërt,Nga ndonjë dhimbje e vjetër,Po të pret…Është ajo gonxhja që rrinte vetëmnë qoshen e djathtë të kopshtit,Të kujtohet?! ObserverKult