Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Champions League/ Interi fiton me vështirësi, Barcelona barazim spektakolar përballë Bruges! City shkatërron Dortmundin
Interi ka dalë me tre pikë në mbrëmjen e sotme nga “San Siro”, përballë Kairat Almaty në Champions League. Ndeshja, e transmetuar ekskluzivisht në “Vizion Plus”, prodhoi jo pak emocione. Pavarësisht një kundërshtari të lehtë në letër, Almaty nuk rezultoi i tillë në fushë, duke i hapur jo pak probleme zikaltërve me kundërsulme të shpejta dhe mjaft të rrezikshme. Ishin zikaltërit ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të kapitenit Lautaro Martinez. Ndërkohë, 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, miqtë barazuan në 1-1 me anë të Arad, ky është edhe goli i parë që Interi pëson këtë sezon në Champions League. Por kur u duk se Interi do të haste edhe më shumë...