“Mesazh i koduar nga Washingtoni”, Kokalari godet Berishën: LaCivita fajësoi hapur ish-kryeministrin për disfatën e..

“Mesazh i koduar nga Washingtoni”, Kokalari godet Berishën: LaCivita fajësoi hapur ish-kryeministrin për disfatën e..

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’ për marrjen nën kontroll të Partisë Demokratike, ka perifrazuar një mesazh të Chris LaCivita, duke drejtuar gishtin nga kreu demokrat si përgjegjësin kryesor të humbjes së zgjedhjeve në 11 maj. Kokalari shkruan se LaCivita, përmes një komenti të tij për zgjedhjet në Virxhinia, fajëson Sali Berishën dhe paaftësinë e tij për një fushatë të suksesshme, për humbjen e zgjedhjeve në 11 maj. “Ndërkohë, LaCivita sqaron demokratët për humbjen e thellë, duke fajësuar kandidatin Sali Berisha dhe paaftësitë e tija për një fushatë jo të suksesshme”, shkruan Kokalari, duke postuar mesazhin e mëposhtëm nga LaCivita.